Rreth Projektit

Dhurataebajramit.com është platformë e hapur komunitare e cila grumbullon vullnetarët që angazhohen me dëshirën që Festave të Bajramit tu shtojnë vlerën festive dhe efektet pozitive shoqërore.

Aktiviteti kryesorë është lehtësimi i përgatitjes dhe shpërndarjes së dhuratave për fëmijët e Kosovës. Ky aktivitet synon t’i gëzoj fëmijët tonë me dhurata unike për festën e Bajramit. Dhuratat tek të gjithë njerëzit, dhe veçanërisht tek fëmijët janë shkak për gëzim dhe përmirësim të aspektit psiko – social të tyre. Aktiviteti i tillë ka si synim kultivimin e mëtejmë të një atmosfere festive, shtimin e dashurisë dhe solidaritetit dhe lidhjen emocionale të fëmijëve me këto shenja të çmuara. Këtu përfshihen edhe lehtësimi i organizimit të ceremonive festive gjatë shpërndarjes së dhuratave përfshi hedhjen e fishekzjarrëve dhe programin argëtues. Dhurataebajramit.com mundëson porositë individuale të dhuratave, porositë grupore dhe lehtëson organizimin e aktivitetit në nivel të komunave. Dhurataebajramit.com bën vetëm organizimin logjistik dhe grumbullon kreativitetin njerëzor për këtë aktivitet.

Bëhu pjesë edhe ti!

Dua të blej dhuratë


    Info


    Dhurata e Bajramit


    Adresa: Shaip Spahia,
    10000 Prishtine

    info@dhurataebajramit.com

    Çmimet për dërgesa në Kosovë:
    01-03 porosi (pako/dhurata) ➝ 2.00€
    04-05 porosi (pako/dhurata) ➝ 3.00€

    ○ 06-10 porosi (pako/dhurata) ➝ 6.00€
    11-15 porosi (pako/dhurata) ➝ 9.00€
    16-20 porosi (pako/dhurata) ➝ 12.00€

    50+ porosi (pako/dhurata) ➝ Falas


    Lista e Kontakteve